Tmerr dhune/ 14 vjeçarja e përdhunuar nga katër burra, sulmohet dhe nga ai që ofroi ta ndihmonte

06/10/2020 17:07

Një vajzë 14-vjeçare e përdhunuar në grup në Spanjë, është sulmuar përsëri nga një person që ofroi ta ndihmonte për të shkuar në shtëpi.

Lajmi i tmerrshëm është raportuar nga mediat vendase, sipas të cilave katër përdhunuesit pretendojnë se vajza kishte pranuar seksin me ta.
Të dyshuarit e paemëruar përdhunuan vajzën në një festë në Velencia, më 26 shtator.

E përditshmja El Mercantil Valenciano shtonte se personi që e kishte sjellë me makinë në festë vajzën, gjithashtu i kërkoi seks për ta sjellë përsëri në shtëpi.

Mediat raportojnë se në festën në fjalë, ku kishte pije alkoolike, ishin rreth 15-20 njerëz dhe disa prej tyre ishin nën moshë.

Policia u vu ne dijeni për përdhunimin pasi e reja i tha një mikeshës së saj. Më pas zyrtarët arrestuan gjashtë njerëz, dy ditë pas raportimit të incidentit.

Një person nën moshë mes të akuzuarve u lirua nga policia, edhe pse nuk kishte marrë pjesë aktive në përdhunim, por u akuzua me dështim në dhënien e ndihmës.

Sipas ligjit spanjoll një person duhet të jetë të paktën 16 vjeç për të pranuar marrdhënie seksuale.

FOTO GALERI
3/5
Zyrtarët arrestuan gjashtë njerëz, dy ditë pas raportimit të incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA