Gruaja nuk mundi të rezistonte, futbollisti në rolin e “mamisë”, ndihmon në lindjen e vajzës

06/10/2020 16:50

Me gruan në krahë, duke nxituar me shpejtësi për te makina, e më pas drejt spitalit, rezultoi një mision i pamundur; kjo pasi gruas së futbollistit brazilian i kishte ardhur koha e lindjes.

24-vjeçari Bryan Borges mori rolin e një “mamije” dhe priti fëmijën e tij të parë me bashkëshorten Myllena, në ballkonin e shtëpisë së tyre. E gjitha sipas çiftit nisi kur Myllena tregoi se i plasën ujërat. Sapo dëgjoi këtë, Bryan mori në krahë të shoqen dhe nxitoi për në spital. Por kur ndodheshin në ballkon, jo shumë larg makinës, gruaja sinjalizoi se dëshironte të shtrihej në dysheme.

E kështu u bë. Ajo nisi procedurat e lindjes dhe 24-vjeçari e ndihmoi jo pak. Ai arriti të priste në krahë të voglën e tyre. Raportohet se gjendja e Myllena-s dhe së bijës është shumë e mirë. Ndërkaq, Bryan Borges është lojtar i Náutico Capibaribe FC, ekip që militon në kategorinë e dytë të kampionatit brazilian.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA