Lideri i lëvizjes civile “URA”, Dritan Abazoviç, mbrëmë deklaroi se Mali i Zi nuk ka kohë për të humbur dhe se shpreson që së shpejti të formohet qeveria e re për të mirën e qytetarëve.

Ai në profilin e tij në Tuiter shkroi se është mirë që presidenti malazez Milo Gjukanoviç i ftoi dje bartësit e listave që fituan zgjedhjet parlamentare të konsultoheshin për mandatarin e caktuar për përbërjen e qeverisë së re.- Advertisement –

“Mali i Zi është në krizë të rëndë ekonomike dhe shëndetësore dhe nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj që së shpejti të formohet qeveria për të mirën e qytetarëve”, shkroi Abazoviç.

Sipas së përditshmes “Vijesti”, Abazoviç dje paraprakisht ka biseduar me liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq rreth formimit të qeverisë së re.- Advertisement –

Një burim nga “Vijesti” deklaroi se tre liderët tentuan të tejkalonin pikëpamjet e ndryshme mbi atë se si duhet të duket qeveria e re, e cila nuk do të përbëhet nga mandatari i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Top Channel