Ndodh edhe kjo/ Zgjohet nga koma pas 78 ditësh dhe mëson se bashkëshorti ishte martuar me nënën e saj

05/10/2020 17:13

Kamylla Wanessa Cordeiro de Melo u takua me burrin e saj të ëndrrave kur ishte 25 vjeçe.

Çifti u martua në vitin 2013 dhe pas një viti martesë në jetë erdhi një djalë. Por makthi për familjen e lumtur ndodhi në vitin 2017-të, kur Cordeiro de Melo pësoi një goditje në tru. Kjo gjë e la atë në koma për 78 ditë, por kur u zgjua mësoi një lajm të tmerrshëm. Teksa gjendej e “pushtuar” nga aparaturat, nëna e saj dhe bashkëshorti kishin krijuar një lidhje dhe më vonë u martuan.

“Me sa më kanë thënë, nëna ime shkonte në shtëpi për të ndihmuar burrin dhe djalin me punët. Në ato katër muaj teksa unë luftoja për jetën, burri im më vizitoi vetëm dy herë, ndërsa nëna asnjëherë. Babai më tha për këtë lajm vetëm kur unë u zgjova. Që atëherë kam shkëputur çdo kontakt me mamanë dhe ish-bashkëshortin”, u shpreh Kamylla.

Më tej e reja shtoi se ka përjetuar tradhti të dyfishtë dhe të gjithën këtë ajo e quan “thikë pas shpine”.

“Djali nuk e beson që ata u martuan. Megjithatë e takon të atin disa herë në javë. Kjo mua më duket e rrezikshme, jo e shëndetshme, ta mendosh se djali është vetëm 6 vjeç”, tha gruaja.

Ndërkaq Kamylla ka krijuar një lidhje të re dashurore dhe thotë se ndihet mirë. Të gjithë kohën ajo tashmë ia dedikon partnerit të ri, babait dhe djalit të saj.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA