Manchester United “ngec” në fund tek Edinson Cavani. Në pamundësi për të firmosur me Jadon Sanchon, Ousmane Dembelenë apo Federico Chiesan, “Djajtë e Kuq” janë detyruar t’i bëjnë ofertë sulmuesit uruguajan, i cili do të nënshkruaje kontratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër.

33-vjeçari mbylli kontratën me PSG në muajin qershor dhe prej asaj kohe është pa skuadër. Ofertat për të kanë qenë të shumta, por duket se në fund po shfrytëzon rastin për t’u bërë “Djall i Kuq”.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur me shumë probleme sezonin, sidomos në fazën e avancuar, ku kërkohet medoemos një qendërsulmues. Cavani, me përvojën që ka, mund të ndryshojë kursin e Manchester United në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA