Marash Kumbulla bëri prezantimin zyrtar si futbollist i Romës.

Në Trigoria mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare u shfaq para medias teksa foli për zgjedhjen e bërë prej tij, në një moment kur mendohej se ai ishte shumë pranë kalimit të rivalët e bverdhekuqve, Lazio

‘Shumë skuadra kishin shfaqur interesin për mua. Kur erdhi oferta e Romës nuk pata asnjë dyshim. Jam këtu për t’u rritur si futbollist, jam pjesë e një linje mbrojtjeje të re, por shumë koherente. Përveç kësaj ka edhe lojtarë të tjerë shumë ekspertë’, u shpreh Kumbulla

Kumbulla tashmë e ka bërë debutimin e tij me fanelën e Romës dhe kjo ndodhi pikërisht në supersfidën me Juventusin e Cristiano Ronaldos e mbyllur me barazimin 2-2.

‘Ndaj Juventusit luajtëm mirë, debutimi ishte emocionues për mua. Kemi pak keqardhje sepse meritonim të fitonim” tha talenti kuqezi.

Ndeshja e radhës së Romës është ajo me Udinesen dhe Kumbulla do të jetë sërish në formacion si titullar në repartin e mbrojtjes së skuadrës verdhekuqe.

 

Top Channel