“Kur më ke parë nudo nuk ke menduar ndonjë gjë të keqe?”/ Biznesmeni gay vendos në siklet pastorin

02/10/2020 14:46

Biznesmeni Elton Ilirjani ishte i ftuar këtë mesditë në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Në studio po diskutohej çështja e biksualitetit, duke marrë shkas nga deklarata e para pak ditëve e Graciano Merkos, në “PërPuthen”. I ftuar bashkë me Ilirjanin ishte dhe pastori Ylli Doçi, e këtij të fundit biznesmeni i njohur i bëri një pyetje që e sikletosi jo pak pastorin.

Ai e pyeti pastorin nëse ka menduar gjë kur ka parë foto nudo të tij. Doçi tha se nuk ka parë foto nudo të Ilirjanit. Por shtoi se kjo nuk është çështje emocionesh, por morali.

Elton Ilirjani: Kur më ke parë foto nudo mua nuk ke menduar ndonjë gjë të keqe?

Pastor Ylli Doçi: Unë s’e kam parë foton. Nuk është çështje emocionesh, ajo që ne besojmë që të orientohemi tek ajo që është e drejtë dhe e moralshme, këtu duhet të bazohemi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel