Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer me njëri-tjetrin. Dyshimet lindën pasi dy reperët ndiqen në rrjetin social “TikTok” dhe se janë takuar në një qendër tregtare në Gjermani.
Madje u shfaqen të veshur me rrobat e njëri-tjetrit, ku u duk sikur po dërgonin mesazhe të koduara e të tjera detaje të vogla si këto.
Mozzik nuk e la me kaq, pasi dyshimet i shtoi akoma më shumë dyshimet në emisionin “Shiko Kush Luan, ku pyetjes a është në një lidhje iu përgjigj: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”.
Gjithashtu reperi iu përgjigj me heshtje pyetjes nëse do të rikthehet me Loredanën, kur më herët ishte i bindur që s’do të kishte më kurrë rikthim.
Ndërsa së fundmi, Loredana i ka vënë vulën së fundmi me reagimin e saj në videon e çiftit në qendrën tregtare në Gjermani.
Reperja ka komentuar një zemër të kuqe në postim, duke befasuar të gjithë ndjekësit e saj dhe duke lënë të kuptohet se gjithçka tashmë është në rregull.
Top Channel