(Fotot) Prej disa ditësh në luftë ta ashpër/ Por çfarë kanë në dispozicion Armenia e Azerbajxhani, krahasimi nga ushtarët tek super-avionët gjuajtës

01/10/2020 12:28

Rajoni i diskutueshëm i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut është në zemër të një grindjeje të armatosur për dekada të tëra midis fqinjëve Armeni dhe Azerbajxhan, për të cilën ka shpërthyer edhe një luftë në ditët e fundit.

Rajoni kryesisht pyjor dhe malor njihet sipas ligjit ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit. Sidoqoftë, armenët etnikë që formojnë shumicën e popullsisë në Nago-Karabak, refuzojnë sundimin Azerbajxhanas. Zona u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë në vitet 1990 por asnjë vend nuk e njeh rajonin si një republikë të pavarur.

Luftimet e ashpra në Nago-Karabak kanë nxitur frikën se mosmarrëveshja mund të spiralizohet përsëri në luftë të gjithanshme, pasi Kombet e Bashkuara kërkuan një armëpushim të menjëhershëm.

Por çfarë kanë në dispozicion ushtritë e Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe sa para po investojnë këto dy vende në sektorët e tyre të mbrojtjes.

Azerbajxhani investon 2.73 bilion dollar në ushtri ose thënë ndryshe 5.4% të GDP, kundrejt 0.5 bilion dollarëve të investuar në ushtri nga ana e Armenisë.

Azerbajxhani ka personale aktiv ushtarësh 66,940 persona si dhe 300 mijë personel rezervë.  Armenia ka 45 mijë ushtarë aktivë ndërsa rezervë janë edhe 210 mijë të tjerë.

Për pjesën tjetër ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/17
Sasia e parave te invetuara ne ushtri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA