Fotoja me bikini e miliarderes që çoi mijëra amerikanë për të votuar

01/10/2020 15:42

Kylie Jenner është bashkuar me një sërë artistësh, të cilët kanë pozuar nudo duke u bërë thirrje amerikanëve të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Gjuha e urrejtjes e përdorur nga presidenti Trump dhe ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, kanë shtuar pakënaqësitë e amerikanëve, por mes tyre ka nga ata që ndoshta hezitojnë të votojnë dhe kanë nevojë për një nxitje nga të famshmit.

Kylie Jenner është “show girl”, e cila me një foto në Instagram, jo nudo por me bikini të Dior, bashkëngjitur me një mesazh për të votuar ka bërë që të krijohet një trafik i madh në faqen zyrtare të regjistrimit për të votuar, Vote.org.

23 vjeçarja Kylie ka gati 200 milionë ndjekës në Instagram dhe sipas mediave amerikane krijoi 1500% rritje të trafikut përmes Instagramit drejt faqes së regjistrimit pak minuta pas postimit të saj.

Vetëm 138 milion amerikanë, nga 328 milionë votuan në vitin 2016. Ndërsa në këto zgjedhje janë regjistruar 1 milion më shumë.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel