Tirana kërkon kualifikimin/ Egbo: Mundësitë janë 50 me 50

30/09/2020 12:29

Tirana do të luaj ditën e enjte shansin e saj të fundit për të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa Leagues, përball 3 herë radhazi kampionëve të Zvicrës, Young Boys.

Në konferencën e fundit për shtyp në Tiranë, trajneri i kampionëve të Shqipërisë Emanuel Egbo tregon se shanset për kualifikim janë 50 me 50.

Ndërkohë që tek bardheblutë ka patur disa lëvizje lojtarësh në këtë periudhë, por largimi i kapitenin Gentian Muca ka bërë më tepër zhurmë.

Tirana do të luaj më 1 tetor në Bern të Zvicrës ndeshjen e saj të play off-it të Europa LEagues. Nga ky 90 minutësh do të dalë skuadra e cila do të kualifikohet për në fazën e grupeve të kësaj veprimtarie, një arritje që për Tiranën do të jetë hera e parë në histori.

Top Channel