Stadiumi i Lisbonës rihapet për sfidat e Kombëtares

30/09/2020 14:42

Futbolli portugez po përgatitet të hapë dyert e stadiumeve për publikun. Federata Portugeze e Futbollit do të lejojë hyrjen në impiant të një numri të kufizuar tifozësh një proces që do të bëhet në mënyrë graduale.

Dyert e stadiumeve do të hapen fillimisht për sfidat e përfaqësueses luzitane; atë miqësoren me Spanjën dhe të Nations League me Suedinë.

Vendimi i federatës Portugeze për rihapjen e stadiumeve u mor pas një konsultimi edhe me autoritetet shëndetësore dhe qeverinë në vend. në 7 tetor Portugalia do të luajë derbin iberik ndaj Spanjës në Jose Alvalade të Lisbonës dhe për këtë përballje do të lejohen të hyjnë tifozë në 5% të kapacitetit të impiantit. ndërsa në 14 tetor do të luhet sfida mes Suedinë, por në këtë rast do të lejohet të hyjnë në stadium një numër tifozësh sa 10% e kapacitetit.

Stadiumi Jose Alvalade ndodhet në veri të Lisbonës dhe aty luan ndeshjet e saj Sporting i Lisbonës. Ai ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh që do të thotë se për sfidën me Spanjën do të jenë të pranishëm 2500 tifozë, ndërsa për atë me Suedinë, 5000 tifozë. Pas këtyre dy ndeshjeve, Federata Portugeze e futbollit do të përpilojë një raport që do të studiohet nga autoritetet shëndetësore për një autorizim të mundshëm për lejimin e publikut në stadiume gjatë ndeshjeve të kampionatit në Portugali

Top Channel