Prindërit e ndaluan të udhëtonte gjatë pandemisë/ Hakmerret 22-vjeçari, i vret pa mëshirë

30/09/2020 20:42

Një i ri kinez do të përballet me ekzekutimin për vdekje, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, të cilët u përpoqën ta ndalonin atë të udhëtonte nga Kina në Britani gjatë periudhës së karantinës.

Huang Mouyang 22-vjeç, që pas vrasjes u arratis në Kamboxhia. Pasi policia mësoi ngjarjen tragjike, nisi menjëherë kërkimet dhe arriti ta arrestonte të riun në kryeqytetin kamboxhian Phnom Penh.

I dyshuari është ekstraduar nga Kamboxhia në Kinë. Mësohet se Huang prej vitesh studionte në Britaninë e Madhe.

Ai dëshironte të shkonte përsëri në Britani për të rinisur mësimin, por prindërit, duke parë që situata e Covid-it ishte ende e agravuar, e ndaluan të bënte një veprim të tillë.

Pas refuzimit të tyre, Huang vrau pa mëshirë babanë e tij avokat dhe nënën, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA