Mbretëresha e Anglisë jep urdhrin ekstrem për stafin

30/09/2020 14:18

Nuk bëhet fjalë për grevë nga ana e stafit të mbretëreshës, por situata ama është tejet e acaruar.

Mbretëresha Elizabetë, e cila për shkak të pandemisë së kororavirusit ka patur kontakte me shumë pak pjesëtarë të personelit, ka vendosur që këtë radhë të ndryshojë planet për Krishtlindjet, duke dashur t ‘i kalojë në Sandringham House.

Motivi i pakënaqësisë është shumë i thjeshtë, i gjithë personeli i oborrit duhet të qëndrojë në izolim në të ashtuquajturin “Royal Covid Christmas bubble” për katër javë, nga dhjetori deri në janar. Asnjë kontakt me jashtë, pran një karantinë e detyrueshme, e shoqëruar dhe nga testi i tamponit në rast dyshimi.

“Është e paprecedentë” thotë një burim brenda oborrit, “Të gjithë dua të mbetemi besnike mbretëreshës, por që të izolohemi nga familjarët tanë, dhe veçanërisht për Krishtlindje, kjo nuk më duket normale,”- u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA