Kapiteni i Armenisë lë futbollin për të shkuar në luftë

30/09/2020 14:35

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorno Karabak është ndezur së fundmi dhe ka detyruar Moskën, Bashkimin Evropian dhe NATO që t’u kërkojnë të dy vendeve të vendosin armëpushimin e menjëhershëm.

Megjithatë kjo nuk e ndalon Armeninë që të thërrasë nën armë të gjithë meshkujt nën 40 vjec, një thirrje që i është përgjigjur edhe kapiteni i përfaqësueses armene, Varazdat Haroyan.

Qendërmbrojtësi 28 vjecar, i lindur në Jerevan, ishte shumë pranë transferimit në kampionatin grek te Larissa ku mungonte vetëm hedhja e firmës së futbollistit në kontratën e tij. Por skuadra greke në orët e fundit mori një mesazh nga agjenti i Haroyan që i shpjegonte situatë me lojtarin që vuri si prioritet vendin e tij duke e kaluar futbollin në plan të dytë.

Haroyan kishte arritur një marrëveshje me skuadrën lku luajti në 3 sezonet e fundit, Ural të kampionatit rus, për zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale për të shkuar në një skuadër ku mund të aktivizohej më shpesh. Larissa ishte gati t’ia plotësonte këtë kërkesë, por në castet e fundit, futbollisti iu përgjigj thirrjes për t’u bashkuar me ushtrinë në luftë për vendin e tij, Armeninë.

Top Channel