Ikona e përjetshme e bukurisë sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni moshën e saj

30/09/2020 14:11

Një ikonë pa moshë. Kështu mund të fillonte pa frikë, çdo artikull a kronikë që do të fliste për Monika Belucin, e cila sot mbush 56 vjeçe.

Aktorja e famshme italiane, prej vitesh jeton në Francë së bashku me dy vajzat Deva dhe Leonie Cassel. Tek ajo, nuk shihet asnjë shenjë plakjeje në horizont, madje vit pas viti duket se me look-un e ndryshuar dhuron vetëm glamur. Gjatë një interviste për “Vogue Arabia”, Monica rrëfeu se gjithmonë i ka pëlqyer të kujdeset për vetën, sidomos për lëkurën, por nuk është e fiksuar pas moshës.

Madje preferon ta shohë atë si udhëtim të bukurisë. Sipas saj tani gratë në moshën jo të re si tek të 50-tat, 60-tat apo të 70-tat, vazhdojnë të mbahen mirë në formë. “Mendoj se me humbjen e rinisë, jeta të jep mundësinë të vëresh dhe shikosh perspektiva të reja, Kjo do të thotë që të fitosh privilegjin e eksperiencës dhe të pjekurisë, “shprehet ajo. Në një intervistë tjetër për revistën “Grazia UK” Beluci ka rrëfyer dhe disa sekrete të vogla të jetës së përditshme, truke këto që e ndihmojnë të ndihet mirë.

“Më pëlqen të bëj pilates, të notoj, ose thjesht të bëj një banjë të ngrohtë. Është shumë e rëndësishme të marrësh energji të reja, duket sikur rilind,” rrëfen ikona e bukurisë.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA