I përloti të gjithë me rrëfimin, por gazetarja italiane habit: Ja sa u pagua Gabriel Garko për të treguar se është gay

30/09/2020 10:57

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, përloti të gjithë javën e kaluar, ku tregoi se ishte gay. Ai rrëfeu gjithçka në emisionin “Big Brother Vip”, ku lexoi një letër për ish-të fejuarën e tij.

Por tashmë duket se gjithçka është bërë për para.

Gazetarja italiane, Selvaggia Lucarelli, thotë se aktori ka marrë jo pak, por 60 mijë euro. 30 mijë për rrëfimin në Big Brother dhe 30 mijë të tjera për daljen në emisionin “Verissimo”.

“Garko gjithashtu ka dashur të çlirohej nga ajo barrë, pa dyshim, por sipas burimeve të mia, ai e bëri këtë gjë edhe për shumën ‘modeste’ 60 mijë euro. Sa e vërtetë është? Këtë nuk e di”, tha ajo.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA