Covid 19 te Liverpool, Thiago Alcantara rezulton pozitiv

30/09/2020 14:37

Koronavirusi troket në dyert e Liverpoolit. Blerja më e re e The Reds, thiago Alcantara ka rezultuar pozitiv me Covid 19, lajm që u konfirmua nga vetë skuadra kampione e Anglisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Futbollisti i përfaqësueses spanjolle që u transferua në Anfield nga Bayerni i Mynihut në merkaton e kësaj vere, mungoi në fitoren e Liverpoolit ndaj Arsenalit dhe tashmë ka hyrë në vetëizolim ku do të qëndrojë për kohën e përcaktuar nga autoritetet.

kjo do të thotë se Thiago Alcantara nuk do të jetë në sfidën tjetër mes Liverpoolit dhe Arsenalit që këtë radhë është për 1/8 e finaleve të Kupës së Anglisë që do të luhet mbrëmjen e së enjtes si dhe nën ndeshjen e së dielës në kampionat në fushën e Aston Villës. Ai mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për derbin e Merseyside ndaj Everton i programuar të zhvillohet në 17 tetor.

Ditën e hënë, Premier League njoftoi për 10 raste pozitive me coronavirus në javën paraardhëse, numri më i lartë i infektimeve që nga muaji maj kur nisi kryerja e testeve masive në futbollin anglez.

Top Channel