Bojkoti i futbollit/ Tifozi i Tironës: Rama nuk ‘thyhet’ dot, fillon brenda dy javëve

30/09/2020 14:34
Alban Rexha në “Shqipëria Live”

Futbolli shqiptar ndodhet në një fazë kritike të saj, ku Klubet e Superligës  kanë bojkotuar aktivitetin për shkak të premimeve të pambajtura sipas tyre nga ana e qeverisë për taksat.

Në emisionin “Shqipëria Live “ është trajtuar se si po e përjetojnë mungesën e futbollit tifozët e skuadrave shqiptare.

Alban Rexha,  tifozi i skuadrës së  Tironës tha në emisionin “Shqipëria Live“ se të gjithëve u mungon futbolli dhe se duhet të kthehet sa më shpejt.

Ai tha se brenda dy javëve futbolli do të fillojë sepse kryeministri Edi Rama ka treguar se u reziston presioneve.

“Duhet të rikthehet , do fillojë brenda dy javëve futbolli se Rama është kryeministri i sfidave. Protesta e studentëve ka treguar se Rama është shumë i fortë, të lodh, e mban presionin shumë. Është presion sepse klubeve u bën shumë mirë por këtu nuk fitojnë presidentët por qeveria sepse e ka treguar veten me 200 mijë banorë në shesh që i fiton sfidat. Eshtë e pamundur që ta thyejmë atë njeri nuk e sfidojmë dot ”, tha Albani.

Top Channel