Të ftuarit në emisionin “Shqipëria Live “

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sarandë është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme.

Mëngjesin e 21 shtatorit të këtij viti një autoambulancë është përplasur me një BMW në Sarandë,  ku në mënyrë fatale humbi jetën infermierja 58-vjeçare që ndodhej aty.

Policia ka lëshuar urdhër arresti për drejtuesin 24-vjeçar të mjetit, Kosta Kaca dhe drejtuesin e ambulancës, ndërsa akoma nuk dihet se si po shkon cështja.

Në një lidhje me skype babi i tij, Sotir Kaca tha se e kishte marrë vesh në media që djali i tij është në kërkim. Ai tha se para dy ditëve kishte folur me të birin, i cili ndodhej në Tiranë pasi bënte

“Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër. E kam marrë vesh nga media që është në kërkim. Kemi folur pardje, para dy ditësh. Nuk më ka ardhur asnjë njoftim se djali duhet të paraqitet. Nuk ka pasur shpejtësi, as nuk ka shenja frenash. I është bërë direkt testi dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar alkool. Para dy ditëve ishte në Tiranë tek terapisti. Më tha o bo do të bëhem mirë po me atë çfarë bëhet. Ai ishte i interesuar për gjendjen e të ndjerës, nuk e dinim që kishte ndërruar jetë”, tha babai i tij, Sotir Kaca.

Eksperti në studio, Gëzim Hoxha tha se një ndër problemet më të mëdha që hasin makinat e ndihmës së shpejtë është se nuk ndezin sirenat dhe dritat. në orët e vona.

Ata kujtojnë se e gjithë është e rruga e tyre, nuk tregohen të kujdesshëm. Djali duhet të shkojë në polici që të mbrojë veten”, tha Hoxha.

Hetimet akoma nuk kanë dalë në përfundime se cili është autori i kësaj ngjarje ndërsa dikush duhet të japë llogari për një jetë të humbur.

Top Channel