Edhe pse kanë kaluar nëntë vite, fansat nuk e kanë harruar momentin kur Kim Kardashian humbi një nga vëthët me diamant që kushtonin 75 mijë dollarë.
Në vitin 2011 ajo ishte me pushime në Bora Bora dhe teksa notonte i ra vëthi i shtrenjtë. Në atë kohë Kim u shfaqe teksa qante për të dhe se e donte sërish.
E këtë të diel disa nga 189 milionë ndjekësit e saj nësit e saj në “Instagram” e kanë kujtuar këtë moment emocionues të yllit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Kim ndau me fansat një video ku shfaqej duke bërë hedhje me fëmijët e saj, e si pasojë fansat i shkruajnë: “Kujdes se mos humbet sërish vëthët.
Ndërkohë në vitin 2017, Kylie Jenner dha një intervistë për “Buzzfeed” ku tregoi se si ja shpëtoi ditën motrës së saj në 2011-n.
Ishte thellë por nuk kishte shumë dallgë. Menjëherë shkova në thellësi për të kërkuar dhe pashë përreth se diçka po shkëlqente. Ishte gati 10 metra, e mora diamantin që shkëlqente për dy minuta”, tha Kylie e cila gjeti vëthin.
Top Channel