Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirusin, numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.674
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 729.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 61 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.642 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.303.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 387 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 185.708 teste.
Top Channel