Suarez lë ‘gjurmë’ në fitoren e thellë të Atletico-s, e bën Barcelonën të pendohet

27/09/2020 18:11

Përtej fitores së thellë me rezultatin 6-1 ndaj Granadas, ajo që ra në sy gjatë ndeshjes ishte performanca mjaft e mirë e Luis Suarez.

I futur si zëvendësues, uruguaiani ka mundur të shënojë dy herë dhe të japë një asist për Lorenten.

Golin e parë Suarez e shënoi me kokë, ndërsa të dytin me anë të goditje të fuqishme nga jashtë zone, e cila e ndihmuar dhe nga shtylla nuk e kishte shumë të vështirë të përfundonte në rrjetë.

Me këto paraqitje, Suarez do të bëjë të pendohet Barecelonën e cila e dëboi atë në mënyrë të turpshme.

Top Channel