Gazetarja e njohur italiane, Diletta Leotta, që shumëkush e konsideron si gazetaren më të bukur në botë, këto ditë është duke u përgatitur për një fushë tjetër të karrierës së saj.

Siciliania së shpejti do ta publikojë librin me titull “Zgjidhni të buzëqeshni”, në të cilin do t’i përshkruajë shumë detaje të panjohura nga jeta e saj.
Ndër to, do të përfshihen edhe detaje nga ndarja me boksierin Daniele Scardina. Ajo ka rrëfyer se ka qenë dashuri e madhe.

“Në libër e quaj dashuria ime, edhe pse tani ka marrë fund, por nuk kam të drejtë ta fshij, sepse ashtu jam ndier kur e kam shkruar”, ka rrëfyer bukuroshja për revistën “Chi”.

Ajo i ka komentuar edhe spekulimet për lidhjen me Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se raporti i tyre ka qenë vetëm profesional.

“Tani jam e lirë dhe dua ta shfrytëzoj kohën që ta njoh veten, që të mund ta shikoj filmin dhe të mos i jap llogari askujt. Zlatani? Asnjëherë nuk do të shkoja me një burrë të martuar”, sqaroi ajo.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA