Kryeministri japonez: Jemi të vendosur të organizojmë Lojërat Olimpike të Tokios

27/09/2020 21:47

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga deklaroi se “Japonia është e vendosur të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme si dëshmi se njerëzia ka fituar luftën me pandeminë”.

Suga mbajti një fjalim nëpërmjet video-mesazhit në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të OKB-së e cila këtë vit zhvillohet nëpërmjet internetit për shkak të koronavirusit.

Ai tha se do të bëhet çdo përpjekje që të zhvillohen në mënyrë të sigurtë Lojërat Olimpike të Tokios të cilat ishin planifikuar të mbahen këtë verë dhe të cilat u shtynë për shkak të COVID-19. “Japonia është e vendosur të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme si dëshmi që njerëzia e ka fituar luftën me pandeminë”, tha Suga.

 

Top Channel