Festivali i muzikës Baroque/ Tingujt në në kishën e Shën Nikollës në Shelcan të Elbasanit
27/09/2020 18:30
Kisha Shën Nikolla në Shelcan të Elbasan, një nga objektet e rralla të trashëgimisë kulturore priti këtë fundjavë mysafirë të veçantë.
Me qëllim promovimin e vlerave kulturore në kuandër të muajit të trashëgimisë kulturore, pikërisht në këtë kishë u mbajt Festivali Ndërkombëtar Vox Baroque 2020.
Tingujt e muzikës klasike mbushën hapësirën ëe vogël të kishës qindra vjeçare nën drejtimin e mjeshtrit Jusuf Beshiri, shoqëruar nga e mirënjohura soprano Ulpiana Aliaj.
Turneu Vox Baroque do të vijojë në disa qytete të Shqipërisë me synim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Top Channel