​Përfundon pjesa e parë në Olimpico, Roma e mbyll në avantazh

27/09/2020 21:41

Roma dhe Juventus janë duke zhvilluar një ndeshje plot kthesa në Olimpico, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Derisa Roma kaloi në epërsi me golin e Veretout në minutën 31 nga penalltia, ishin mysafirët ata që barazuan përmes Ronaldo, po ashtu nga penalltia, një minutën para përfundimit të pjesës së parë.

Roma u rikthye shumë shpejt në lojë dhe vetëm një minutë pas golit të barazimit, arriti të shënojë golin për epërsinë e dytë prej 2:1 përmes Veretout.

Top Channel