Rrezikoi të mos kualifikohej në sesionin e tretë të provave kualifikuese, por në fund Lewis Hamilton arrititi të fitojë pole position në Çmimin e Madh të Rusisë, pole position që është i 96 në karrierën e tij.
Piloti britanik arriti të përshkojë pistën e Sochit më kohën 1 minutë 31 sekonda e 304 të mijtat. për Hamilton provat zyrtare të Sochit ishin të rrezikshme pasi aksidenti i Vettel thuajse e eliminoi në sesionin e dytë, por më pas Britaniku edhe me pak fat 1 sekondë përpara valëvitjes së flamurit që tregon mbylljen e sesionit arriti të kryejë cxhiron që e kualifikoi për në fazën finale.
Surpriza në këto kualifikuese është se në vendin e dytë të këtyre provave nuk u rendit i zakonshmi Valtteri Bottas, por Max verstappen që e la finlandezin në vendin e tretë.
Vendi i katërt i takoi Perez që fitoi duelin me Ricciardon që shënoi kohën e pestë më të mirë. Ferrari regjistroi një tjetër rezultat katastrofik teksa të dy pilotët e tij nuk mundën të kalojnë në sesionin final të provave.
Charles Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i 11m, ndërsa Vettel që u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës dhe do të nisë garën nga vendi i 15
Top Channel