BKH po zgjedh hetuesit/ Kanë aplikuar mbi 165 punonjës policie për t’u bërë pjesë e strukturës së veçantë

26/09/2020 15:29

Mbi 165 agjentë krimesh dhe oficerë në Policinë e Shtetit, por edhe ish-oficerë të policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë aplikuar deri më tani për të qenë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit .

Kjo e dhënë u deklarua nga burime jo zyrtare të Top Channel, tre ditë përpara se te mbyllet afati i publikuar edhe në website-n e BKH-së. E kontaktuar në telefon nga Top Channel , drejtoresha e BKH-së, Zonja Aida Hajnaj përsëriti mesazhin e saj, duke ftuar çdokënd që plotëson kriteret, që të aplikoje deri në datën 29 shtator, që është limiti i fundit i garës nga ku do të zgjidhen betuesit e byrosë.

Hajnaj theksoi për Top Channel se BKH është në kërkim për më të mirët dhe ndaj fton këdo që demonstron profesionalizëm, integritet dhe lidership të plotësojë formularin on line. 60 hetuesit e BKH-së konsiderohen si krahu i djathtë i SPAK-ut; ata do të kapërcejnë të njëjtat prova që kalon përpara përzgjedhjes  edhe një agjent i FBI-së.

Përpara se te nisë kërkimin e të korruptuarve dhe të krimit të organizuar, agjenti i BKH-së do t’i nënshtrohet kontrollit të vettingut, makinës së të vërtetës dhe testit psikologjik  dhe kur mbasi të certifikohen si të duhurit, ata do të trajnohen nga amerikanët që janë mbështetesit kryesorë të agjencisë BKH.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA