Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira pritet që të largohet nga Juventusi si agjent i lirë. Khedira është pjesë e “Zonjës së vjetër”, që nga sezoni 2015/16, ku u paraqit në 144 ndeshje duke shënuar gjithsej 21 gola.

Sipas “Sky Sport”, marrëveshja me klubin pritet të arrihet në javën tjetër, ku Khedira do të mendojë për klubin e radhës.

Po ashtu, Juventusi po konsideron shitjen e Douglas Costas në ditët në vazhdim ku spekulohet se klubet e vetme të interesuara për të janë Barcelona dhe Wolverhampton, të cilat ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare për Costan.

Top Channel