Virusi i covid 19 po vazhdon të pësojë mutacione gjatë pandemisë, me ekspertët që besojnë se ai po bëhet me të gjitha gjasat më ngjitës.

Kjo pasi rastet e koronavirusit në SHBA dhe në Evropë po rritet sërish me nivele alarmante.
Studimi i ri, i kryer në SHBA, ka analizuar 5 mijë sekuenca gjenetike të virusit, që ka vazhduar të pësojë mutacion ndërsa përhapej mes popullatës. Studimi nuk ka zbuluar nëse mutacionet e virusit e kanë bërë atë më vdekjeprurës apo kanë ndryshuar pasojat, edhe pse sipas Uashington post, ai mund të merret tani më lehtë.

Ekspertët e shëndetit publik pranojnë se të gjitha viruset pësojnë mutacione, pjesa më e madhe e tyre janë jo domethënëse. David Morens, një virolog në institutin kombëtar të sëmundjeve alergjike dhe infektive, thotë se studimi i ri nuk duhet keq interpretuar por shton se virusi mund të jetë duke reaguar ndaj ndërhyrjeve si distancimi social.

Ai nënvizon se virusi mund të vazhdojë të pësojë mutacione edhe pasi një vaksinë të jetë në dispozicion, çka do të thotë se vaksina duhet përmirësuar, ashtu si vaksina e gripit që ndryshon çdo vit. 20 shtete kanë përjetuar një rritje mbi 5 për qind të rasteve të reja të covid 19 gjatë dy javëve të fundit sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA