U bë shkak ish-shoqja e saj e ngushtë? Demi Lovato ndahet nga i fejuari pas 6 muajsh së bashku!

25/09/2020 10:53

Këngëtarja e famshme Demi Lovato është ndarë nga partneri i saj Max Ehrich, 6 muaj pas fejesës.

Çifti, i cili njoftoi fejesën në korrik pas katër muajsh, po bëjnë një pushim në marrëdhënien e tyre, pasi u përballën me thashethemet në fillim të këtij muaji se Max, 29 vjeç, dikur i dërgonte mesazhe ngacmuese ish-shoqes së ngushtë të Demi-t, Selena Gomez në vitin 2015.

Asokohe, Demi reagoi për Selena-n, duke thënë se është trishtueshme kur njerëzit i vendosin gratë kundër njëra-tjetrës:

Disa orë pas lajmit, Demi hyri në Instagram për të ndarë një video të saj pa unazën e fejesës. Klipi i shkurtër tregonte këngëtaren duke pozuar në pasqyrën e tualetit, përpara se të zmadhonte bluzën e saj, e cila përmbante frazën: “Qentë para njerëzve”.

Kujtojmë se, vetëm 1 muaj pasi nisën romancën e tyre dhe nisën të bashkëjetonin, Demi Lovato dhe aktori Max Ehrich vendosën t’i japin fund beqarisë.

FOTO GALERI
4/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA