Shkencëtarët paralajmërojnë: Vaksina kundër Covid-19 nuk do të bëjë mrekulli

25/09/2020 11:18

Vaksina e parë kundër Covid-19 nuk do të bëjë mrekulli, si dhe ka pak gjasa që ta parandalojë virusin të prekë njerëzit.

Ekspertët e qeverisë britanike shprehen se ajo mundet vetëm të zvogëlojë simptomat dhe të jetë pjesërisht efektive.

Profesori Chris Whitty ka bërë të ditur se ekziston vetëm 40 deri në 60 përqind mundësia që ajo të ketë efekt, njësoj si edhe me vaksinën kundër gripit.

Nga ana tjetër, një grup ekspertësh i Oksfordit, që udhëheq njësinë, e cila është kompetente për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës, pretendon se ajo minimalisht do të ndihmojë deri në 50 përqind të rasteve.

Qeveria britanike shpreson që vaksina të jetë gati në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por thekson se duhen ndërmarrë masa te njerëzit që do t’u bëhet vaksina në fjalë.

Disa masa, si distanca sociale do të tregojnë se sa e suksesshme do të jetë kjo vaksinë e shumëpërfolur.

“Do të ishte mirë që me një dozë, vaksina të shëronte pacientët dhe të fitohej imuniteti dhe t’i riktheheshim normalitetit të nesërmen, por nuk do të ndodhë”, ka deklaruar kreu i ekipit që merret me hulumtimin e vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA