A jeni gati për një tjetër hit nga Harry Styles? Ylli britanik i muzikës ndodhet në Amalfi për xhirimet e klipit të ri muzikor.

Ai ka ndarë me fansat në Twitter disa prapaskena nga xhirimet në Itali ku shfaqet duke i dhënë me shpejtësi një makine ‘vintage’ Alfa Romeo.

Siç duket artisti është frymëzuar nga James Bond për klipin e ri. Kjo prurje muzikore do të jetë pjesë e albumit të tij solo “Fine Line”.

Edhe pse turneu botëror i Harry Styles është shtyrë për shkak të pandemisë që ka gjunjëzuar rreth 185 shtete, 26-vjeçari di si ta mbajë veten të zënë.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA