E bërë e njohur me rolin e Bonas në programin “Avanti un Aloro”, të realizuar nga Paolo Bonolis në Mediaset, Sara Croce duket më në fund ka gjetur dashurinë.

Pas “Jo”-së për Cristiano Ronaldon, bërë publike nga modelja e bukur në muajt e fundit dhe flirt i pretenduar me Andrea Damante dhe Eduardo të “Skam Italia”, sot bukuroshja ka në krahë një të dashur të ri. Bëhet fjalë për një futbollist, portier dhe një ish-juventin, Gianmarco Fiory, i cili sot luan për Gozzano Calcio në Serie D.

Ai është rritur si futbollist mes të rinjve të Juventusit për të vazhduar më pas karrierën në Serie B, C dhe D.

 

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA