“Trump nuk është ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit”

24/09/2020 12:37

Ish-kreu i inteligjencës së Arabisë Saudite, princi Turki al-Faisal ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk është një ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve të biznesit CNBC të mërkurën në mbrëmje nga Xheda, Faisal tha se babai i tij Mbreti Faisal bin Abdul Aziz do të ishte “zhgënjyer” në marrëveshjen që Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan me Izraelin pa gjetur një zgjidhje për çështjen e Palestinës.

“Duhet të them se presidenti Trump nuk ka qenë një ndërmjetës kaq i ndershëm. Prandaj unë mendoj se mbreti i ndjerë do të ishte zhgënjyer”, tha ai.

Princi saudit, i cili shërbeu si kreu i Al-Mukhabarat Al-Ammah, agjencia e inteligjencës së Arabisë Saudite dhe më vonë si ambasador në Britani të Madhe dhe SHBA, tha se babai i tij vendosi sanksione të naftës kundër Washingtonit në të kaluarën për të detyruar fuqinë botërore “që të jetë një ndërmjetës i sinqertë midis Izraelit dhe botës arabe”.

Mbreti Faisal, i cili drejtoi Arabinë Saudite nga 1964-1975 është i njohur për vendosjen e sanksioneve të naftës pas vendimit të SHBA-së për të rritur ndihmën për Izraelin gjatë Luftës arabo-izraelite në vitin 1973.

Ende nuk ka asnjë koment nga Shtëpia e Bardhë rreth deklaratës së princit Faisal.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuara nga SHBA me Izraelin në Shtëpinë e Bardhë, duke injoruar refuzimin palestinez. Rijadi nuk i ka refuzuar ose mbështetur këto marrëveshje në publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA