Takimi i dytë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, paraqitet propozimi i opozitës parlamentare

24/09/2020 19:18

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orët e pasdites u zhvillua një tjetër takim i grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në këtë mbledhje deputeti Korab Lita paraqiti propozimin e opozitës parlamentare. Drafti i paraqitur nga Partia Socialiste ashtu sikurse propozimet e opozitës parlamentare do t’i përcillen për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Gjatë mëngjesit të ditës së sotme, është zhvilluar mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjatë mëngjesiet të sotëm, të tre anëtarët e grupit, deputetët Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita  janë njohur  me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente të artikuluara nga Grupi Demokrat.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA