Çështja e Vjosës, Meta: Përkrah iniciativat për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit

24/09/2020 18:01

Presidenti, Ilir Meta, gjatë takimit në tryezën e rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri.

Ai thotë se ka qenë në përkrahje të iniciativave për mbrojtjen e natyrës e të mjedisit dhe se Vjosa ka pasur gjithmonë vëmendjen e tij maksimale. Ai thekson se ndërtimi pa kriter i hidrocentraleve është  shkatërruese për vendin, shëndetin, ekonominë dhe për zonat më të bukura të Shqipërisë.

“E vërteta është që unë gjithmonë kam qenë në përkrahje të iniciativave për MBROJTJEN E NATYRËS DHE TË MJEDISIT. Në të gjitha rastet kam dhënë MBËSHTETJEN TIME për shoqërinë civile dhe për komunitetet që kanë reaguar. Sigurisht që një SENSIBILIZIM kaq i madh ndërkombëtar për çështjen e Vjosës, nuk mund të mos të kishte VËMENDJEN time MAKSIMALE, sepse janë PASURI KOMBËTARE që i takojnë të gjitha gjeneratave dhe që nuk mund të SHFRYTËZOHEN nga pak njerëz dhe në mënyrë afatshkurtër, që është SHKATËRRUESE për vendin, për shëndetin, për ekonominë dhe për zonat më të bukura të Shqipërisë. BETON edhe në lumë? Duhet të mendojmë që poshtë tunelit ka patur apo mund të ketë ujë? BETON edhe në male? Mirë në qytete, por edhe në male BETON do shohim?”, thotë Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA