Sinoptikani grek paralajmëron: Në jug dhe Veri Perëndim të Shqipërisë, stuhi dhe përmbytje, bëhuni gati të shtunën

23/09/2020 17:10
Harta e parashikimit te motit qe tregon dy qendrat e medha barike qe krijojne stuhi dhe rreshje shiu te forta mes tyre. Zona me ngjyre te ndezur tregon vendet qe do perfshihen nga moti ekstrem. Ne mes eshte edhe Shqiperia.

Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek Open paralajmëron se Makthi ′′i luleve” do rikthehet në ditët e ardhshme.

Ai e ka fjalën për ciklonin që goditi Greqinë dhe që në fundjavë do të rikthehet me egërsi në shumë pjesë të vendit fqinj. Por sipas hartave që tregon sinoptikani grek, e rrezikuar është edhe Shqipëria e jugut dhe zona veri perendimore që korespondon me Lezhën e Shkodrën. AI thotë se këtë të shtunë, moti I keq do të godasë Greqinë me shira dhe stuhi të mëdha në perëndim dhe verilindje. Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor.

Ai kërkon organizim para se të jetë vonë. “Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet”, thotë sinoptikani.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA