Jeta është plot me të papritura dhe sfidat e saj janë të vazhdueshme. Njeriu duhet t’i bëjë ballë çdo vështirësie, por sa e lehtë është kjo?
Një jetë të tillë të mbushur me sfida, ngjarje, luftë me veten ka kaluar edhe Kevin Alter, djali 31-vjeçar, i cili prej vitesh ka qenë përdorues droge.
Jeta e tij mori një kthesë të papritur qysh herët, në moshën 20 vjeçare, ku provoi për herë të parë edhe drogën. U kthye në një përdorues droge dhe përfundoi i pastrehë për plot 12 vite të jetës së tij. Dëshira për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje që kishte pushtuar qenien e tij ishte më e fortë se droga dhe pas 29 herësh në rehabilitim Kevin ja doli!
Tashmë mëson të tjerët si të shkëputen nga droga, ai është “supervizor” dhe një folës motivues për të gjithë të varurit nga droga.
Kevin ka formuar komunitetin në ndihmë të të tjerëve, si dhe blog-u dhe kanalet në mediat sociale ofrojnë burime për ata në nevojë.
Më poshtë ju sjellim ndryshimet drastike të njerëzve të varur nga substancat narkotike.
Top Channel