Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se… Presidenti Donald Trump tha se do të emërojë një zëvendës të Ruth Bader Ginsburg deri në fund të javës dhe i kërkoi senatit të kontrolluar nga republikanët të konfirmojnë zgjedhjen e tij për Gjykatën e Lartë para 3 nëntorit.
Plani ka ndezur një betejë të ashpër para zgjedhjeve. Trump do të zëvendësojë Ginsburgun, një gjykatëse liberale që u nda nga jeta të premten, në moshën 87-vjeçare me një konservator. Presidenti duket se ka siguruar mbështetje të mjaftueshme në senatin amerikan për të fituar miratimin për të përzgjedhurin e tij.
Kjo do të çimentonte një shumicë konservatore në gjykatë për dekada të tëra. Balanca ideologjike e gjykatës me nëntë anëtarë është e rëndësishme për shkak të vendimeve të saj për cështjet më të rëndësishme në SHBA. Të hënën, Trump tha se ai ishte i detyruar nga kushtetuta të nominonte një kandidat për Gjykatën e Lartë.
“Ne po shohim disa juristë, femra, që janë të gjitha të jashtëzakonshme në çdo mënyrë”.
Më herët presidenti pati edhe një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me një të nominuar të mundshme, Amy Coney Barret, një gjykatëse e gjykatës së apelit që mbështetet nga konservatorët antiabort. Pasi presidenti bën zgjedhjen e tij, është detyrë e senatit të votojë nëse do ta konfirmojë apo jo në post.
Komisioni i Drejtësisë do ta shqyrtojë fillimisht përzgjedhjen dhe më pas do të vendosë për ta dërguar atë në senat për votim të plotë.
Top Channel