Zbulojeni tani/ Kjo është ana më e errët e shenjave të horoskopit

22/09/2020 10:59

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje.

Ndërkohë në këtë artikull mund të lexoni mbi anën e errët të çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

A e dinit se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjakë të pasurive të patundshme? Mësoni më shumë rreth vetes dhe të tjerëve…

FOTO GALERI
2/12
Demi, kokëfortë si dreqi! Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra një ide edhe kur nuk ka të drejtë dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem nuk dëshiron ta dijë sa energji harxhon, dëshiron vetëm të vërtetojë se ideja e tij do të jetë e duhura dhe do të ketë sukses. Nga njëra anë janë të sigurt, solidë dhe të besueshëm. Por të përkthyer nga ana tjetër e zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të magjepsur pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala ndryshim dhe përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të kësaj shenje. Mëkati i preferuar është lakmia.

Top Channel