Veliaj i uron shërim të shpejtë Voltana Ademit: Të jemi njerëzorë pavarësisht diferencave

22/09/2020 18:54

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19, edhe pse i ndajnë bindje të ndryshme politike

Në një intervistë,  Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që njerzilliku është mbi çdo diferencë tjetër.

“Së pari, Voltanës dua ti uroj shëndet të plotë. Është shumë e rëndësishme që njerzilliku të prevalojë mbi çdo diferencë tjetër, por kjo nuk ndodhi me mua.  Dëgjova lloj-lloj çudirash, ka shkuar në Turqi, pse është nxirë e kur do vdesë; kështu që, nuk dua ta ushqej më këtë politikë përçarëse, ndaj unë dua t’i uroj Voltanës shëndet, jetë sa më të gjatë dhe një harmoni në familjen e saj, sidomos në këtë kohë të vështira kur duhet që shëndeti psikologjik të jetë po aq i fortë sa shëndeti fizik. E këshilloj të marrë sa më shumë vitaminë C dhe D dhe të dëgjojë këshillat e mjekëve sepse vlejnë më shumë sesa çdo legjendë urbane dhe teori e konspiracioni.  Mjeku im i familjes më adresoi tek Covid 2 ku u ndoqa nga doktor Prelatin, ndërkohë që tek Covid 1 me doktorëshë Najadën që pata një super eksperiencë pozitive kur dhashë plazmën.  Kam pasur në të dyja spitalet Covid eksperienca fantastike si me Doktor Perlatin dhe me Doktoreshë Najadën dhe kur them emrat e tyre, them stafet respektive”, tha Veliaj.

Kujtojmë se edhe Veliaj ka qenë i prekur me koronavirus bashkë me djalin e tij të vogël, që fatmirësisht e kaluan pas disa javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA