“Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese te vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare.”

Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e cila është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe do të kalojë për votim në Parlament.

Sipas projektligjit, tashmë përmes kësaj nisme bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, që rezulton edhe fasha më e prekur nga kriza e pandemisë Covid-19 për shkak të mbylljes së ekonomisë për 3 muaj, do të paguajnë 0 tatim fitim.

Aktualisht, subjektet me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë lekë paguajnë një normë tatimi mbi fitimin prej 5%, ndërsa për ato me xhiro nga 0 deri në 5 është 0 lekë në vit.

Sa i takon efekteve ne buxhet, sipas draftit zyrtar përllogaritet që humbjet për arkën e shtetit të jenë në masën e 400 milionë lekë në vit.

Paralelisht Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe ligjin për reduktimin e TVSH për investimet në infrastrukturën sportive nga 20% që është aktualisht në 6%, që përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore ashtu edhe ato që bëhen nga klubet apo federate sportive.

Lidhur me këtë nismë, Ministria e Financave nuk ka ende një shifër zyrtare se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA