Hugh Jackman zbulon incidentin që e turpëroi në skenë: Më ndodhi live, para gjithë publikut
Boris Johnson do të mbyllë këtë të martë lokalet dhe restorantet në orën 10 të darkës. Për këtë arsye të hënën mbrëma të rinjtë britanik shfrytëzuan me sa mundën klubet e natës.
Studentët britanikë mbushën rrugët e qyteteve, ku në fotot e publikuara duket qartazi se ata e kanë tepruar jo pak me alkoolin. Kryeministri britanik ndërkaq, ka ritheksuar nevojën që njerëzit të ndjekin udhëzimet e distancimit social, të vendosin maska në fytyrë dhe të lajnë sistematikisht duart.
Këto masa vijnë pasi Britania e Madhe ka raportuar një shtim të numrit të të infektuarve ditët e fundit.
Përsa i takon bizneseve dhe shkollave ato do të qëndrojnë të hapura deri në masat e reja që mund të marrë qeveria, të cilat do të njoftohen nga Johnson ditën e sotme.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel