Emri/ Masakroi të moshuarin me thikë, arrestohet autori i plagosjes në Kavajë

21/09/2020 22:52

Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar për plagosjen e 60-vjeçarit Besnik Çelmeta në Kavajë.

Autori i dyshuar është Rizan Aliu, ndërsa ngjarja u regjistrua katër ditë më parë. Aliu është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 21:00, në zonën e plazhit.

Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në lagjen ku banonin dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa e gjithë skena e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se shkak i kësaj plagosje ka qenë një konflikt banal mes dy familjeve që ishin fqinje në qytetin e Kavajës.

Në videon që Top Channel disponon shihet se në bar kafen ku është regjistruar ngjarja, Rizan Aliu futet brenda në orën 19:46 minuta i shoqëruar dhe nga një vajzë e vogël. Menjëherë Aliu, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë, ka shkuar në drejtim të të moshuarit të identifikuar si Besnik Çelmeta duke e qëlluar këtë të fundit fillimisht me grusht e më pas me thikë siç shihet edhe në këto pamje. Autorin pasi ka goditur brutalisht të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda largohet nga ambientet e bar-kafesë duke mbajtur në dorë dhe thikën me të cilën e goditi.

Për të shuar këtë konflikt kanë tentuar të ndërhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal, por duke qenë se autori ka qenë me thikë në dorë dhe ka qenë e pamundur të ndalohej.

Mësohet se i gjithë konflikti ka ardhur si pasojë e zhurmave që krijonte me punimet në banesë, Riza Aliu. Për këto zhurma sipas pretendimeve të familjarëve të të plagosurit, kishte muaj që i bënte.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA