25/12 22:52
Një video me përmbajtje të rrezikshme është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shihet një vajzë, e cila qëndron e ulur në pjesën e xhamit të makinës, pavarësisht faktit që automjeti që ajo po udhëtonte po lëvizte me një shpejtësi prej 110 km/ h.
Video është publikuar në rrjetin social “Snapchat” me mbishkrimin, “Unë do të përfundoj e vdekur”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e reja teksa kishte udhëtuar deri në orën 1:30 pas mesnate, ka rënë nga automjeti, por fatmirësisht nuk ka përfunduar me lëndime serioze. Mësohet se askush nuk është arrestuar mbi këtë ngjarje dhe ndihma vajzës i është dhënë nga kalimtarët e rastit.
Top Channel