102-vjeçarja në SHBA/ I mbijeton Covid-it dhe gripit spanjoll

21/09/2020 13:53

Pjesa më e madhe e njerëzve do ta konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të prekeshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie.

Por Mildred Geraldine ” Gerri” Schappals,  i ka mbijetuar dy prej tyre në një diferencë kohe prej një shekulli. 102 vjeçarja ishte infektuar me gripin spanjoll në 1918 dhe rezultoi sërish pozitive në maj për covid 19 në shtëpinë e të moshuarve ku ajo qëndron në Nju Hempshajër, por ajo i kaloi të dyja sëmundjet dhe tani ndihet mirë.

Ajo ka një mënyrë interesante për të vlerësuar jetëgjatësinë e saj. I ka thënë vajzës Xhulia se beson se ajo ishte e destinuar për të bërë dicka të madhe dhe se vazhdon të përpiqet të zbulojë se cfarë është kjo për ta bërë. Ajo shpesh më ka thënë se mendon që nëna natyrë beson se ajo kish vdekur në 1918 dhe se e ka harruar atë – thotë Xhulia.

E moshuara ka lindur në ulster, më 18 janar 1918. Në nëntor të po atij viti, kur edhe lufta e parë botërore ishte afruar, ajo u sëmur me grip, ashtu si edhe e ëma dhe vëllai i saj. Ajo dhe e ëma ishin sëmurur aq rëndë sa që mjekët i kishin hequr shpresat. Gripi spanjol vrau 675 mijë amerikanë, por xhulian e kurseu. Ashtu siç bëri 100 vite më pas edhe koronavirusi. Ndërkohë që 102 vjecarja, i ka mbijetuar mes dy viruseve edhe dy kancerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA