Sekretet dhe historia e armës që Erdogan u dhuroi liderëve të NATO-s: Çfarë është Gümüsay .357 Magnum?
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga uria gjatë javëve të fundit në rajonin verilindor të Karamojës, në Ugandë, si pasojë e një thatësire të zgjatur që ka shkatërruar të mbjellat dhe ka lënë mijëra familje pa ushqim.
Qeveria ugandeze bëri të ditur se reshjet e shiut kanë munguar pothuajse plotësisht që nga muaji prill, periudhë që përkon me sezonin e mbjelljeve. Si rezultat, sipërfaqe të tëra të mbjella me misër, melek (sorghum) dhe sojë janë tharë, duke shuar shpresat për një korrje të mirë këtë vit.
Kryeministrja Robinah Nabbanja deklaroi se situata është alarmante dhe se qeveria do t’i kërkojë kabinetit miratimin për blerjen e sasive shtesë të ndihmave ushqimore për zonat e prekura. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur shpërndarjen e ndihmave emergjente për familjet më të rrezikuara.
Ekspertët theksojnë se krizat e përsëritura ushqimore në Karamoja lidhen me ndryshimet klimatike, mungesën e reshjeve, shpyllëzimin, mbikullotjen dhe dëmtuesit e kulturave bujqësore. Sipas tyre, nevojiten investime në sisteme vaditëse, kultura bujqësore rezistente ndaj thatësirës dhe përmirësim i parashikimit të kushteve klimatike.
Rajoni i Karamojës është përballur edhe më parë me kriza të rënda ushqimore. Në vitin 2022, mbi 2.200 persona humbën jetën nga uria dhe sëmundjet e lidhura me kequshqyerjen, sipas një raporti të një institucioni zyrtar për të drejtat e njeriut.
Në atë kohë, deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm të Ugandës, Henry Okello Oryem, shkaktuan reagime të forta, pasi ai i quajti viktimat e urisë “idiotë”, duke argumentuar se vendi ka klimë të favorshme dhe tokë pjellore, ndaj njerëzit duhet të ishin në gjendje të prodhonin vetë ushqimin.
Top Channel