Ka katër fëmijë me tri gra të ndryshme, milioneri 58-vjeçar në kërkim të partneres shumë vite më të re (FOTO)

20/09/2020 12:00

Milioneri 58-vjeçar Wayne Lineker, me anë të një postim në rrjete sociale ka marrë vëmendjen e mijëra personave.

Ai ka thënë se është në kërkim të një të dashure shumë më të re se ai. Gjithashtu, me hashtagun  #Wifevëhereyouat, Lineker ka zbuluar kriteret që duhet të ketë e dashura e tij e radhës.

“A do të dilja ndonjëherë me dikë në moshën time? Kurrë mos thuaj kurrë. Por jo. Unë jam i dashur fantastik. Jam 100 për qind i përkushtuar ndaj partneres me të cilën jam. Asnjëherë nuk i tradhtoj. Sigurohem që ata të trajtohen si një princeshë. Kur jam beqar shkoj nëpër festa e bëj shumë gjëra, ndërsa kur jam në një lidhje bëj ato që bën një çift normal”, është shprehur milioneri.

Wayne ka qenë i martuar dy herë dhe ka katër fëmijë me tre gra të ndryshme, një fejesë të prishur dhe shumë filtrime. Tashmë duket se ai i ka hedhur pas krahëve jetën e “shthurur” dhe është në kërkim të një jete sa më familjare.

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA